Para fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit, Paolo Maldini foli edhe për rinovimet e kontratave që po bëhen me Milanin.
“Tashmë kemi filluar të flasim për kontratën e re prej disa kohësh, si me Leao ashtu edhe me Benaserin dhe Kalulu-n.
Rinovimet mund të jenë të thjeshta ose të ndërlikuara, vullneti i lojtari ndikon shumë sepse ai e jep fjalën e fundit.
Në merkaton e verës, Chelsea na dërgoi një ofertë për Leao. Ne e refuzuam pasi mendojmë se gjëja më e mirë për të është të vazhdojë të rritet këtu me ne”, është shprehur ish-kapiteni legjendar.