Komisioni Antidhunë i Këshillit Superior i Sportit ka shpallur me rrezikshmëri të lartë sfidën derbi të Madridit, Atlético-Real, që korrespondon me javën e gjashtë të La Ligas e që do të luhet në orën 21:00 të së dielës.
Rreth 1 550 forca të sigurisë ishin
të angazhuar për mbarëvajtjen e ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Leipzigut mbrëmjen e djeshme, ku morën pjesë 50 000 shikues.
Stadiumi “Wanda Metropolitano”, me kapacitet prej 68 456 spektatorësh pritet të jetë plot. Kjo diferencë prej gati 20 000 personash, e shton rrezikun e përplasjes mes tifozërive, ndaj kërkohen forca sigurie shtesë.
Në deklaratën e këtij Komisioni edhe Celta B – Deportivo la Coruña konsiderohet ndeshje me rrezikshmëri të lartë.