Haaand është si një tren i pandalshëm

Futboll

Haaand është si një tren i pandalshëm

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:45
Haaand është si një tren i pandalshëm

Erling Halaand është si një tren i pandalshëm me Mançester Sitin. Norvegjezi ka shënuar sërish, duke i dhënë fitoren “Qytetarëve” përballë ish-skuadrës së tij, Dortmundit.

22-vjeçari ka shënuar golin e tij numër 26 në Champions në 21 takime të luajtura, duke vendosur rekord pas rekordi. Ai shënon çdo 62 minuta në këtë kompeticion.

Pas ndeshjes, ai ka folur për “BT Sport”, duke i bërë një analizë suksesit të vuajtur të skuadrës së tij: “Në fund e treguam se kush jemi dhe çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

Besoj se Mançester Siti i vërtetë ishte ai i 25 minutave të fundit. Jam krenar për atë çfarë bëmë në fund. Dortmundi luajti mjaft mirë, por në fund nuk më ndalën dot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat