Klubi i Premier League del në shitje

Futboll

Klubi i Premier League del në shitje

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 11:49
Maxim Demin

Bournemouth mund të ndryshojë shumë shpejt pronar, pasi Maxim Demin ka hedhur hapin e parë për shitjen e klubit që garon në Premier League.

“The Athletic” raporton se Demin ka punësuar firmën e konsulencës, “Montminy & CO”, për të ndihmuar në procesin e shitjes së Bournemouth.

Firma me qendër në Kaliforni po kërkon për blerës potencialë të klubit anglez dhe thuhet se janë në bisedime me një grup investitorësh, të interesuar për të investuar në Premier League.

Bournemouth në fakt ishte në shitje që në muajin qershor, pasi pretendohej një përfitim i “majmë” meqë u rikthyen në Premier League.

Maxim Demin u përfshi te Bournemouth në vitin 2011, kur ai bleu 50% të aksioneve të klubit, kurse në viti 2019 e bleu të gjithin dhe tani po tenton ta shesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat