Përballja Bayern - Barcelona, një tifoz me qeleshe në kokë

Futboll

Përballja Bayern - Barcelona, një tifoz me qeleshe në kokë

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 14:22
Një tifoz me qeleshe në kokë

Përballja Bayern - Barcelona, një tifoz me qeleshe në kokë i pranishëm në “Allianz Arena”!

Përballja Bayern Munih dhe Barcelona në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Champions League ishte një nga sfidat më të luftuara.

Kjo përballje përfundoi në favorin e gjermanëve me shifrat 2-0, por një detaj interesant është vënë re në shkallët e stadiumit “Allianz Arena”.

Në minutat e fundit të takimit kamerat kryesore kanë fokusuar tifozët, teksa njëri prej tyre ishte shqiptar, pasi mbante në kokë një qeleshe.

Kjo foto është përlqyer nga publiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat