Shqipëria U17 e Bulkut fiton pa probleme ndaj Maqedonisë

Futboll

Shqipëria U17 e Bulkut fiton pa probleme ndaj Maqedonisë

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 14:36
Shqipëria U17 e Bulkut fiton pa probleme ndaj Maqedonisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë U17 të mërkurën në “Elbasan Arena” zhvilloi edhe miqësoren e dytë ndaj Kombëtares shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe nga miqësorja e pak ditëve më parë që u zhvillua në Strugë, e që u mbyll me shifrat 3:3, këtë herë “kuqezinjtë” e rinj të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku, shënuan fitore me rezultatin 2:0.

Kombëtarja shqiptare e nis mirë ndeshjen, duke gjetur edhe golin e avantazhit me anë të Flavio Sulejmanit që në minutën e 15-të.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, edhe pse “kuqezinjtë” vazhdimisht dominuan këtë pjesë dhe në fund me meritë shkuan në pushim me avantazh.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët bënë ca zëvendësime, ndërsa të përzgjedhurit e Bulkut vetëm pas 7 minutave të kaluara në këtë pjesë, sërish me anë të Flavio Sulejmanit, shënuan edhe golin e dytë.

Sfida duket sikur komplikohet me daljen me karton të kuq nga loja e Jordi Jakut, i cili merr kartonin e dytë të verdhë.

Gjithsesi, përfaqësuesja kuqezi arrin të menaxhojë lojën, madje i afrohet edhe golit të tretë me të zakonshmin Sulejmani, i cili godet traversën.

Shqipëria U-17 arrin të mbrojë rezultatin deri në fund, duke fituar 2:0 me protagonist kryesor Sulejmanin.

Formacionet:

Shqipëria: Amarildo Dervishi, Albi Koleci, Adi Kurti, Alion Damini, Egert Selmani, Klaus Kashari, Jordi Jaku, Dean Vranici, Dejvi Metaj, Ersi Bode, Flavio Sulejmani;

Maqedonia: Flakron Memishi, Andrej Velkov, Andrej Ljubevski, Nikolla Stojkovski, Almir Podgragja, Muhamed Elmas, Martin Jovanoviç, Altin Aliu, NikollaManojlov, Numan Ajetoviq, Amar Haxhibuliq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat