Problemet me dëmtimet tek Interi në këtë fillim sezoni nuk është se kanë qenë të pakta.
Një lajm i keq ka ardhur për Simone Inzaghi tre ditë para ndeshjes kundër Udineses, ndeshja e fundit para pushimit për kombëtaret.
Hakan Calhanoglu nuk do të jetë për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë.
Dëmtimi i tij është i ngjashëm me atë të Lukakut, që mund të sjell dhe një muaj mungesë.
Klubi zikaltër ka bërë me dije që gjendja e mesfushorit turk do të rivlerësohet në javën e ardhshme.
Mungesa e tij, mund të sjell më shumë shpresa për Asllanin që të luajë më shumë pasi minutat për të kanë qenë me pikatore.