Ferizaj po e merr veten, ka barazuar në me rezultat 1:1 ndaj Trepçës ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Një pikë në udhëtim më e nevojshme se kurrë për ferizajasit dhe një super infuzion për kryetrajnerin Arbnor Morinën, që u rikthye në pankinë pas suspendimit të ndeshjes.
Në minutën e 80-të, Drilon Sadiku realizon për ferizajasit dhe vendasit barazuan në fund përmes Armend Gashit.
Ferizaj renditet në vend të shtatë me 7 pikë, ndërsa Trepça ’89 është në pozitën e tetë me 6 sosh.
Ferizaj javën që e lamë pas e mundi me 2:1 Llapin, ndërsa Trepça ’89 pas fitores në Skenderaj me 4:2 ndaj Drenicës, sot barazoi.