Fitore shumë e ëmbël ekipit turk, Trabzonspor.
Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, me Trabzonin, i shkaktuan humbje me rezultat 2:1 Cërvena Zvezdës së Beogradit, në takimin e xhiros së dytë të Grupit H të Conference League.
Bardhi u aktivizua në minutën e 61-të, duke dëshmuar lojë të mirë.
Hamsik (16') e Trezeguet (68’) shënuan për fitoren e madhe të skuadrës turke. NIkoliq (89’) shënoi për ekipin beogradas.
Kangwa i Zvezdës, në minutën e 63-të, u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Ferencvaros kryeson me 6 pikë, pasojnë Trabzon 3, Monaco 3 dhe Cërvena Zvezda 0 pikë.