Arabia Saudite, 138 milionë euro për Superkupën e Italisë

Futboll

Arabia Saudite, 138 milionë euro për Superkupën e Italisë

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 20:55
Arabia Saudite, 138 milionë euro për Superkupën e Italisë

Maksi-oferta nga Arabia Saudite në Serinë A për Superkupën e Italisë.

Sipas asaj që raportohet nga MF-Milano Finanza, në Ligë është paraqitur një propozim  prej 138 milionë eurosh për një marrëveshje gjashtëvjeçare, deri në 2028/29, me një konsideratë prej 23 milionë neto në sezon (shteti pritës do të paguante shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit), një vlerë praktikisht tre herë më e lartë se vlera 8 milionë euro e kontratës aktuale.

Oferta lidhet me formatin e ri të garës, i cili do të përfshijë një turne me katër ekipe të ngjashëm me atë të organizuar nga Spanja.

Pjesëmarrës do të ishin dy të parët e klasifikuar në Serie A dhe dy finalistët e Kupës së Italisë. Turneu do të zhvillohet në tre ndeshje, dy gjysmëfinale dhe një finale.

Një delegacion nga Lega Serie A, i drejtuar nga Luigi De Siervo, pritet në Riad në ditët në vijim për të negociuar dhe për të tentuar të përmirësojë kushtet e kontratës, duke ngritur më tej një ofertë tashmë monstruoze.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat