Bodo/Glim e ka mposhtur me rezultat 2:1 kampionin e Zvicrës, Zurich, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A të Europa League.
Zurich-ut nuk i mjaftoi goli i futbollistit shqiptar Donis Avdijaj, i cili realizoi në minutën e 81-t.
Për vendasit shënuan Selnaes (54'-autogol) dhe Vetlesen (58').
Blerim Xhemaili, Lindrit Kamberi, Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi, luajtën nga minuta e parë pët Zurich-un.
Avdijaj u fut në lojë në minutën e 61-të, Krasniqi u zëvendësua në minutën e 61-t dhe Xhemaili në atë të 71-tën.
Bodo/Glim kryeson me 4 pikë, pasojnë Arsenali me 3, PSV 1 dhe Zurich 0 pikë.