Jurgen Klopp është i zhgënjyer me performancat e mesfushorit të ardhur në verë, Arthur Melo.
Braziliani erdhi në “Anfield Road” në formë huazimi, në ditët e fundit të merkatos.
Bazuar në atë që raporton gazetari Manu Hereda, “Të Kuqtë” janë duke menduar që ta ndërpresin marrëveshjen e huazimit qysh në janar.
Lojtari nuk e ka zhvilluar asnjë minutë në Premier League, që prej ardhjes së tij nga Juventusi.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo situatë.
Marrëveshja e huazimit parasheh qëndrimin e lojtarit në Liverpool deri në verën e vitit 2023.