Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit, mungojnë Manaj e Roshi

Futboll

Reja publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e shtatorit, mungojnë Manaj e Roshi

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 11:11
Edy Reja

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit shtator kundër Izraelit dhe Islandës.

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve drejt Ligës së Kombeve, ku më 24 shtator luan si mysafire kundër Izraelit, kurse më 27 shtator e pret në shtëpi Islandën.

Trajneri i “kuqezinjve”, Edy Reja, tani ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, ku kemi risi në skuadër.

Fillimisht, Reja nuk i ka grumbulluar në skuadër sulmuesin e krahut Odise Roshi, dhe sulmuesin qendror Rey Manaj.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shtatorit të Edy Rejas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat