Dy ditë para duelit të 17 shtatorit, boksieri meksikan Canelo Alvarez dhe ai kazak Gennady Golovkin kanë zhvilluar konferencën e fundit për shtyp. Ata kanë dalë “ballë për ballë” pas deklaratave, por gjithçka ka shkuar pa incidente.
Edhe pse dy boksierët kanë qëndruar për më shumë se 30 sekonda para njëri-tjetrit, kanë evituar ndonjë përplasje fizike edhe pse në të shkuarën kanë patur fërkime. Kjo është përballja e tretë mes tyre, që do të zhvillohet në Las Vegas.
Gennady Golovkin, tha: “Kjo sfidë, sido që të shkojë, nuk do të ndikojë në trashëgiminë time në sport. Çdo boksier do të kishte zili ato që kam arritur. Për mya është një sfidë si të tjerat edhe pse prëballë kam një njeri që e pres prej kohësh”.
Ndërsa meksikani, duke folur tha: “Rivali im flet shumë, por është koha që ta mësojë të vërtetën dhe e vërteta është se unë jam fitues. Është koha që të heshtë përgjithnjë ndaj akuzave që më ka bërë në gjithë këto vite dhe të kërkojë ndjesë”.