Erling Haaland realizoi një gol shumë të bukur përballë Borussia Dortmund në mesjavë.
Bomberi norvegjez ndëshkoi ish-ekipin e tij me një veprim të bukur akrobatik dhe i dhuroi triumfin 2-1 kampionëve të Anglisë në Champions League.
13 gola në total ka shënuar 22-vjeçari viking me skuadrën e Pep Guardiolës. Përshtatja me “Cityzens” ka ndodhur shpejt, kjo edhe falë aftësive dhe nuhatjes unike të Haaland për të dërguar topin në rrjetet kundërshtare.
Goli i fundit ka sjellë elozhe të shumta, teksa frymëzimi ka ardhur nga Zlatan Ibrahimovic, i njohur për ekzekutime të tilla, diçka që goleadori e theksoi në prononcimin për shtypin suedez.
“Goli? Unë e kam mësuar një veprim të tillë nga bashkatdhetari yt i dashur, Zlatan Ibrahimovic”, i drejtohet sulmuesi i Manchester City gazetarit suedez.
“Po tentoja të isha i përqendruar, thjesht po prisja shansin tim. Më në fund erdhi dhe unë qëllova në vendin e duhur. Shpresoj që Zlatan ta ketë pëlqyer dhe të jetë krenar për golin që shënova”, deklaroi Haaland.