Gati për të lënë mbrapa edhe Fergusonin

Futboll

Gati për të lënë mbrapa edhe Fergusonin

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 15:01
Ancelotti

Mund të mos ketë grintën e Guardiola-s, Klopp apo Simeone, por kur flasim për trofe ky rol i përshtatet më së miri Carlo Ancelottit.

Me fitoren ndaj Liepzig me rezultatin 2-0, tekniku italian po i afrohet thyerjes së një rekordi në Champions League.

Ancelotti është trajneri i dytë që arrin të fitojë 100 ndeshje në Champions League. Rekordi mbahet nga ish trajneri skocez i Manchester United, Alex Ferguson me 102 fitore.

Megjithatë me një ekip fantastik si Reali i Madridit dhe pretendent për të fituar përsëri Champions League, ky rekord mund të thyhet shumë shpejt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat