Juan Cuadrado këtë sezon ka qenë një ndër më të dobëtit te skuadra e Juventusit.
Mbrojtësi kolumbian jo vetëm që nuk ka bërë mirë në fazën e sulmit, por dhe në mbrojtje ka bërë shumë gabime.
Bardhezinjtë tashmë duket se nuk kanë plan për të rinovuar me të. 34-vjeçari u bashkua në 2017-ën me italianët, megjithatë tashmë duket se te Juvja nuk ka më vend për të.
Meidat italiane raportohet se Juventus do që të shpëtojë sa më shpejt nga kolumbiani dhe do merrte në konsideratë çdo ofertë për të.