Dinamo Zagrebi, tortë speciale për shqiptarin!
Dinamo Zagrebi, të mërkurën luajti kundër Milanit në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve dhe ajo ndeshje në “San Siro” ishte e veçantë për reprezentuesin e Maqedonisë, Arijan Ademi.
Kapiteni ka zhvilluar 100 ndeshje për “blutë” në Kupat e Europës, duke e bërë atë në krye të listës së klubeve në këtë kategori.
Me rastin e përvjetorit të madh, klubi kroat nuk ka harruar ta dhurojë kapitenit edhe një torte speciale.