Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në mbledhjen e mbajtur me 16.09.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B, në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
Vendime:
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së shtatë të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së pestë të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: Lojtarit të FC ”Ferizaj”, Kenan Orana me nr fanelle .9 dhe nr ID 002536M98. Motivi: Në minutën 90+5, shkakton ndërhyrje të rrezikshme me taka të ngritura duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Trepça’89-Ferizaj.
Ndaj: FC Prishtina. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. I mungon panoja/reklama e sponsorit gjeneral të Albi Superligës dhe vetëm pas insistimit të delegatit të ndeshjes është vendosur në minutën e 19-të të ndeshjes. Sipas delegatit të ndeshjes Prishtina-Malisheva.
Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Trepça”, Emin Baliqi, ID nr.013595M83. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, para hyrjes në tunelin e zhveshtoreve fyen dhe ofendon rëndë gjyqtarët e ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Liria-Trepça.
Ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të KF ”Trepça”, Fisnik Haxhiu, nr. personal: 1231671893. Motivi: Në minutën e 70 të ndeshjes fyen, ofendon dhe kërcënon gjyqtarët e ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Liria- Trepça.
Ndaj: Ndihmës trajnerit të KF ”Vëllaznimi”, Haxhi Kurhasku, ID nr.009817M70. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, fyen dhe ofendon rëndë referin (dhe familjen) kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt.Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Rahoveci-Vëllaznimi, njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.