A do të jetë Tuchel zëvendësues i Ancelottit?
Trajneri gjerman Thomas Tuchel pak ditë më parë u shkarkua nga Chelsea pas humbjes nga Dinamo Zagrebit.
Ish-trajneri i Borussia Dortmundit, PSG-së dhe Chelseat tashmë është i papunë.
Por, siç raportojnë mediat e huaja, Tuchel është kandidat për të zëvendësuar Carlo Ancelottin te Real Madridi, nëse italiani largohet në fund të sezonit nga drejtimi i kampionëve të Spanjës.