Shkruan historinë për Shqipërinë në Beograd, Zelimkhan Abakarov kualifikohet në finalen e Botërorit të Mundjes!
Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Zelimkhan Abakarov ka shkruar historinë duke u kualifikuar në finalen e madhe të Botërorit të Mundjes që zhvillohet në Beograd.
Në gjysmëfinalen përballë serbit Stevan Muçiç, i cili është dhe fitues i medaljes Olimpike, mundësi kuqezi shkëlqeu duke e dominuar kundërshtarin.
Abakarov kështu do të ndeshet në finale përballë amerikanit Tomas Gilman, e cila do të zhvillohet në orën 18:00.