Premier League është një sport tjetër

Futboll

Premier League është një sport tjetër

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 19:27
Premier League është një sport tjetër

Premier League 2021/22 ka arkëtuar 2 miliardë e 536 milionë sterlina, praktikisht 3 miliardë euro, që janë shpërndarë për skuadrat pjesëmarrëse të kampionatit.

Skuadra që kanë marrë shifra të jashtëzakonshme dhe që e bëjnë kampionatin anglez praktikisht të paarritshëm për kampionatet e tjerë europiane.

Mjafton të mendohet se Norwich, i rënë nga kategoria pas 26 humbjesh, ka fituar nga Premier League 100 milionë sterlina, pothuajse 115 milionë euro.

Shifra ëndrrash, që rriten duke u ngjitur në renditje. Manchester City kampion i Anglisë ka fituar 175 milionë euro, disa milionë më shumë se Liverpool-i, që mban vendin e dytë me disa dhjetëra milionë më pas se Chelsea, Tottenham e Arsenal.

Shifra marramendëse që e bëjn Premier League kampionatin më të pasur në Europë dhe nga sezoni në sezon rrit diferencën mes klubeve angleze dhe të mëdhatë e kampionateve të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat