Sulmuesi BVK Konjares nga Shkupi, Gzim Bakiu, është ndër futbollistët kryesor të skuadrës së Ardian Buzakut, dhe duket se në këtë sezon ekipi nga Konjare e Mesme e Shkupit do varet shumë nga loja dhe golat e tij.
Në një prononcim për Open-TV, Gzimi, ka deklaruar se e respektojnë Fortunën, por shpresojnë në tre pikë.
“Kemi respekt për Fortunën, por shpresojmë në rezultat pozitiv dhe t’i marrim tre pikët në stadiumin tonë. Na duhet fitorja për tu kthyer atmosfera e fitoreve në ekip”, deklaroi 21-vjeçari, Gzim Bakiu.
Ndeshja derbi mes BVK Konjare dhe Fortuna nga Hasanbegu do të luhet të dielën në Konjare me fillim prej orës 15:30 minuta.
Ky derbi i është besuar referit, Kristijan Gjurovski.
Nga dy ndeshjet e zhvilluara në këtë fillimsezon, BVK Konjare ka një fitore dhe një humbje.