Trajneri italian me fjalë të mëdha për lojtarin e Shqipërisë

Futboll

Trajneri italian me fjalë të mëdha për lojtarin e Shqipërisë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 11:12
Ismajli

Paolo Zanetti ka fjalë të mira edhe për qendërmbrojtësin Ardian Ismajli, veç fantazistit Nedim Bajrami. Tekniku i Empolit në mediat italiane ka deklaruar:

“Ardianin e njoha këtë verë dhe mjaftoi një shikim për t’u kuptuar me njëri-tjetrin. Ka një karakter të jashtëzakonshëm dhe shkon në fushë me sytë e një luftëtari, me shikimin e një tigri.

Kemi mentalitet të njëjtë dhe nëse do të shkoja në luftë, do ta merrja padyshim në krah.

Këto janë cilësitë e tij dhe e meriton padyshim momentin fantastik që po kalon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat