Kategoria e Parë rikthehet sot me katër duele, për llogari të javës së tretë. Të gjitha ndeshjet luhen prej orës 15:00.
Lushnja-Besëlidhja është një nga ndeshjet interesante të ditës, ndërkohë që luajnë edhe Korabi e Flamurtari.
Dibranët presin Luzin dhe në shtëpi synojnë vetëm tre pikët. Vlonjatët luajnë në Cërrik kundër Turbinës.
Një tjetër takim i fortë është edhe ai që do të zhvillohet në Pukë, mes Tërbunit vendas dhe Tomorit të Beratit.