Mes fushës dhe merkatos, urgjencat e Inter-it po zgjerohen në disa nivele. Ndërsa në fushë, ekipit të Inzaghi-t i kërkohet të mos humbasin ndeshjen me Udinese-n, jashtë saj drejtuesit duhet të punojnë për të ardhmen e Milan Skriniar, e cila po bëhet gjithnjë e më urgjente.
Afati i fundit është caktuar për në qershor 2023 dhe për këtë arsye ekziston nevoja për të studiuar strategjinë. Fillimisht do të duhet kuptuar se kur do të zhvillohet takimi i parë mes menaxherit dhe klubit zikaltër, që nuk është e thënë të zhvillohet gjatë pushimit për kombëtaret.
Mbi të gjitha, ka dy mënyra që klubi milanez mund të përpiqet ta zgjidhë situatën në lidhje me Skriniar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Edicioni i sotëm i ‘La Gazzetta dello Sport’ analizon rrugët e mundshme që mund të marrë Inter-i. E para është t’i propozojë Skriniar një marrëveshje prej 6.5 milionë euro në sezon deri në vitin 2027 me një rritje të konsiderueshme në krahasim me pagën aktuale.
Një shifër e konsiderueshme por ende më pak se 7.7 milionë, me mundësi për të arritur në 9 me bonuset, që PSG i ka ofruar lojtarit.
Prandaj, Gazzetta dello Sport nënvizon se si takimi i parë do të jetë thelbësor për të kuptuar situatën, siç ishte për Brozovic.
Për të gjetur një marrëveshje, Inter-i mund të hartojë edhe një plan B me një rinovim afatshkurtër prej një ose dy vitesh, në mënyrë që të mos humbasë lojtarin me kosto zero dhe kështu ta shtyjë problemin.
I njëjti burim më pas thekson se në këtë rast nuk duhet përjashtuar plotësisht hipoteza e futjes së një klauzole lirimi me vlerën lojtarit, edhe pse drejtuesit e skuadrës nuk e pëlqejnë shumë këtë zgjedhje.
Afati është vendosur brenda ndalesës së kampionateve për Kupën e Botës edhe për të shmangur surprizat e këqija në janar në rast të sulmeve të reja nga Parisi.