Skuadra angleze, Brighton lejoi Graham Potter që t’i bashkohet Chelseat si trajner, ndërsa tani po punon që ta gjejë zëvendësuesin e tij sa më shpejtë.
Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, bisedimet mes Brightonit dhe Roberto de Zerbit janë duke vazhduar që ky i fundit të merr detyrën e trajnerit.
Ka ende disa çështje të rëndësishme rreth projektit që do të diskutohen me trajnerin italian.
Futboll kualitativ, besimi në lojtarët e rinj dhe rezultatet e mira, janë disa nga arsyet pse Brightoni e sheh De Zerbin si zëvendësimin ideal për Potter.