Paraqitjet e mira të Ballkanit në Evropë, veçmas në Ligën e Konferencës, janë vlerësuar lart nga UEFA.
Shtëpia më e madh e futbollit evropian faktorizon Ballkanin si një klub që i ka dhënë shumë gjallëri dhe tifozëri Conference League
Ndër skuadrat që ka tërhequr numër të madh të tifozërisë në Ligën e Konferencës ishin klube nga tre shtete që luanin për herë të parë në këtë nivel.
“Ballkani (Kosovë), Vaduz (Lihtenshtajn) dhe Zhalgiris Vilnius (Lituani), pjesëmarrja e tyre ndihmon në rritjen e shikueshmërisë së futbollit në vendet e tyre përkatëse, thuhet në mes tjerash nga faqja zyrtare e UEFA.