Merr ftesë nga një kombëtare tjetër!
Mesfushori me tipare sulmuese i Bylisit, Abubakar Kamara, ka marrë ftesë nga Kombëtarja U-23 e Nigerit , një shtet në Afrikën Perëndimore (nuk është Nigeria).
Edhe pse me origjinë nga Bregu i Fildishtë, “Panorama Sport”, mëson se ish-lojtari i Partizanit do t’i bashkohet Nigerit, që më 23 shtator do të luajë kundër Guinesë.
Kamara ka lënë të enjten Shqipërinë pas ftesës së mbërritur në klub dhe sot do të mungojë ndaj Egnatias.