Së fundmi, trajneri i kombëtares gjermane, Hansi Flik, është rrëfyer në një mënyrë totalisht ndryshe nga ç’është prezantuar gjatë këtyre viteve në TV.
Ai pohon dramën e vitit 2010, duke vazhduar:
Gjatë Kupës së Botës në Afrikë, mora lajmin e hidhur se bashkëshortja ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Ishin momentet më të vështira të jetës, ndërsa unë isha pjesë e stafit të kombëtares gjermane.
Tashmë kisha një luftë më shumë për të fituar, të bëja krenare familjen time dhe në veçanti bashkëshorten, Silke, e gjendur në fije të perit nga kjo jetë.
Kombëtarja më dha mbështetje sapo u informua mbi problemin familjar që po përballesha.
Silke, pa diskutim është heroinë, në të gjithë kuptimin e fjalës”, rrëfente mes së dridhurash ish-tekniku i Bajernit mbi atë periudhë të errët nga ana familjare e tij.
Këtë histori ai e tregoi në prag të autobiografisë së titulluar: “Në moment për suksesin, bukurinë e lojës dhe çfarë ka vërtetë rëndësi në jetë”, e cila do të dalë shumë shpejt në treg.