Pjesa e parë: Pa gola mes Gjilanit e Llapit, Malisheva e Drita luajnë baras

Futboll

Pjesa e parë: Pa gola mes Gjilanit e Llapit, Malisheva e Drita luajnë baras

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Liman Gegaj”, skuadra e Malishevës dhe ajo e Dritës janë duke barazuar me rezultat 1:1.

Golin për Malishevën e shënoi Yoan Olivier-Marc në minutën e 21’, kurse për gjilanasit golashënues ishte Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 9’.

Në anën tjetër, krahas Malishevës e Dritës po zhvillohet edhe derbi mes Gjilanit dhe Llapit, ku edhe aty rezultati qëndron i barabartë.

Por, në këtë ndeshje asnjëra nga skuadrat nuk arriti ta gjente golin pavarësisht tentimeve të ndryshme drejt portës.

Rezultati i pjesës së parë:

Malisheva 1:1 Drita

Gjilani 0:0 Llapi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat