Vendimi i kompanisë italiane të basteve për ndeshjen Juventus - Salernitana

Futboll

Vendimi i kompanisë italiane të basteve për ndeshjen Juventus - Salernitana

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 16:12
Vendimi i kompanisë italiane të basteve për ndeshjen Juventus - Salernitana

Vendimi i kompanisë italiane të basteve për ndeshjen Juventus - Salernitana!

Sfida mes Juventusit dhe Salernitanës në Serinë A javën e shkuar, ku bardhezinjtë u ndalën në një barazim, por me gjërat që mund të përfundonin ndryshe.

Në minutën e fundit të takimit Milik gjeti rrjetën, por VAR-i dhe gjyqtari kryesor vendosën ta anulonin, edhe pse në fakt nuk ishte një pozicion i parregullt, me Kandrevën që mbante në lojë Bonuçin, me mesfushorin italian që nuk ishte kapur nga kamerat.

Gjithsesi, kompania e basteve në Itali, “888 Sport” zgjodhi që të rimbursonte 143 personat që kishin luajtur bast për fitoren e Juventusit, pas atij gabimi në golin e tretë të bardhezinjve, i cili u anulua.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat