Drita e Gjilanit vazhdon m rezultat të lakmueshme në elitën e futbollit të Kosovës.
Drita nuk ndalet, e mposht me rezultat 4:2 Malishevën, në takimin e javës së 7-të.
Malisheva pësoi humbjen e dytë rresht dhe përkeqëson renditjen në tabelë.
Për Malishevën shënoi Marc-Olivier (21'), Hazrollaj (90+1’) dhe për Dritën Krasniqi (9'-nga penalltia); Simonovski (52'), Kryeziu (64'), Ajzeraj (82’).
Drita kryeson me 17 pikë (5 fitore e 2 barazime) dhe Malisheva zë vendin e tetë me 7 sosh.