Futbollisti shqiptar nga Kosova, Mërgim Berisha, me golin e tij e ka gjunjëzuar me rezultat 1:0 Bayernin e Munihut.
Augsburg ka shënuar fitore të madhe ndaj kampionit të Gjermanisë, Bayernit.
Mërgim Berisha në minutën e 59-t nga rreth 10 metra ka shënuar gol në pjesën e poshtme të portierit Neuer, 1:0.
Berisha u paraqit titullar dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 31-të.
Bayerni pëson humbjen e parë pas tre fitore e tre barazimeve dhe renditet në vend të 4-t me 12 pikë dhe Augsburg është i 11-ti me 9 sosh.