Guardiola: Nuk duhet të më falënderojë

Futboll

Guardiola: Nuk duhet të më falënderojë

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 19:54
Guardiola

Manchester City fitoi në transfertë ndaj Wolves, 0-3, në takimin e raundit të tetë të Premier League, me golin e parë që për kampionët në fuqi të Anglisë e realizoi Jack Grealish.

Duke folur për mediet pas këtij takimi dhe i pyetur për Grealish, trajneri Pep Guardiola theksoi se është i lumtur për të, ndërsa shtoi se ka besim të secili prej lojtarëve të tij.

“Unë u kam thënë shumë herë se janë këtu sepse u besoj pa kushte, të gjithëve. Unë i njoh ata. Unë u besoj atyre pa kushte dhe Jack nuk bën përjashtim

. Ai shënoi një gol dhe bëri një paraqitje të mirë. Sa herë që ai ka topin është një kundër mbrojtësit kundërshtar gjithë kohës.

 Ata nuk duhet të thonë faleminderit. Unë kam besim në të gjithë ata dhe ata duhet të luajnë për veten. Sigurisht që jam i lumtur për të, për fitoren, për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm në lojë. Prandaj jam i lumtur, për golin që shënoi”-tha Guardiola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat