Trepça e Mitrovicës është në krizë të thellë.
Mitrovicasit sot si vendas pësuan humbje me rezultat 4:2 nga Istogu, në ndeshjen e javës së gjashtë të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.
Trepça ka 1 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje, duke u renditur në pozitën e parafundit (i nënti) me 4 pikë.
Istogu ngritet në vend të katërt me 9 pikë të mbledhura.
Feronikeli 74 ka arritur tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1.
Feronikeli 74 renditet në pozitën e tretë me 11 pikë dhe A&N në të pestin me 7 sosh.