Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, me trajnerin e ri Nebojsha Jandriq, sot ka barazuar në Tuz, me rezultat 1:1 me Jezeron.
Barazim që i kushton me humbjen e kreut të tabelës në Kampionatin e Malit të Zi në futboll.
Futbollisti Cukoviq në minutën e 31-t ka shënuar për Deçiqin dhe Bosnjak e ka barazuar në atë të 59-tën.
Tri skuadra janë me pikë të barabarta pas nëntë jave, Sutjeska kryeson me 17 pikë, pasojnë Buduçnosti 17, Deçiqi 17, Jezero 15, OFK Petrovac 15 pikë etj.
Deçiqi me 1 tetor e pret Mornarin e Tivarit.