Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, me lojërat e tij po çmend sllovenët.
Daku sot ka shënuar dy gola për ekipin Mura dhe që e vërtetoi se të paktën e meriton një ftesë nga selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse.
Mura si vendase është e pafat dhe mposhtet me rezultat 3:2 nga skuadra me renome Olimpia e Lubjanës!
Daku shënoi në minutën e 6-t e 19-t për epërsinë 2:0, ndërsa Olimpia fiton me përmbysje falë golave të Seshlar (28’), Nukiq (67’), Elshnik (80’).
Daku u paraqit tërë takimin.
Pas javës së 10-të, Olimpia kryeson me 27 pikë e Mura renditet në pozitën e pestë me 13 sosh.