Xhaka asiston, Arsenali në epërsi

Futboll

Xhaka asiston, Arsenali në epërsi

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 13:42
Xhaka asiston, Arsenali në epërsi

Brentford-Arsenal është duke u luajtur në këto momente në kuadër të raundit të tetë të Premier League. Djemtë e Mikel Artetës kërkojnë 3 pikët nga kjo sfidën në mënyrë që të rimarrin kreun e renditjes së Premier League.

Arsenal ka marrë avantazhin në minutën e 17’, ku pas një goditjeje këndi nga Saka, Saliba e ka çuar topin përtej vijës fatale, duke zhbllokuar sfidën.

Arsenal pati një rast shumë të mirë që në minutën e 2’, me Granit Xhakën që i dhuroi një super asisti Martinellit, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi siç duhej.

Në minutën e 28-të, Granit Xhaka asiston dhe Jesus shënon për 2:0.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat