Monza pret në shtëpi Juventusin në sfidën e javën e shtatë të Serisë A, me bardhezinjtë që kërkojnë të rikthehen te fitorja pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit.
Skuadra e Alegrit ka vetëm dy fitore në 8 ndeshje të zhvilluara këtë sezon dhe pankina e trajnerit italian po “dridhet”.
Nga ana tjetër, Monza e Silvio Berluskonit nuk po ecën në ritmet që pretendonte në fillim të kampionatit dhe ndodhet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë, kështu do të bëjë të pamundur për të mos lejuar bardhezinjtë që të marrin tre pikët.
Gjithashtu, në të njëjtën kohë me Monza-Juventus, do të luhen edhe Kremoneze-Lacio dhe Fiorentina-Verona.
FORMACIONET ZYRTARE:
MONZA: Di Gregorio, Marlon, Izo, Pablo Mari, Cciuria, Sensi, Rovela, Pesina, Karlos Augusto, Kaprari, Mota Karvajo.
Trajner: Rafaele Paladino.
JUVENTUS: Perin, Bremer, Danilo; De Shilio, MeKeni, Paredes, Mireti, Kostiç, Di Maria, Vlahovic.
Trajner: Masimiliano Algeri.