Futbollisti Granit Xhaka ka treguar formë të mirë në fanellën e Arsenalit, e cila si mysafire e ka demoluar me rezultat 3:0 Brentford-in, në ndeshjen e javës së tetë të Premier League.
Tre pikë të rëndësishme për Arsenalin, skuadër që pretendon titullin e kampionit.
Serinë e golave e hapi Saliba në minutën e 17-t, ndërsa Xhaka asistoi në atë të 28-tën kur realizon Jesus.
Vieira në minutën e 49-t thellon fitoren në 0:3.
Xhaka luajti titullar, ndërsa ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 58-t.
Arsenali renditet në vend të parë me 18 pikë dhe Brentford është i nënti me 9 pikë.