Një tjetër kapitull në historinë e trazuar mes Gerard Pique dhe Shakira-s. Duket se ylli i Barçës është në zotërim të çmimeve të fituara nga Shakira: 3 Grammy Aëards dhe 12 Latin Grammy.
Pas më shumë se 10 vitesh dhe dy fëmijësh, çifti është ndarë në fillimin e muajit qershor pasi këngëtarja ka zbuluar tradhtinë e mbrojtësit të Barcelona-s.
Siç ka bërë të ditur Corriere della Sera, tani Shakira i ka kërkuar Pique që t’i kthejë çmimet që ka fituar ajo gjatë karrierës dhe që ai i mban në zyrën e tij.
“Duket se çmimet janë në duart e Pique dhe Shakira ka frikë se trofetë mund të përdoren si një monedhë shkëmbimi në betejën e të dyve për të gjetur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve, që për momentin do të shkojnë në Miami, Floria, me Shakira-n”, shkruan Corriere della Sera.