Arsenali është rikthyer te fitorja në Premierligë, duke e mposhtur bindshëm Brentfordin.
“Topçinjtë” triumfuan 0:3 në udhëtim, në një ndeshje ku kontribuoi me asistim edhe futbollisti shqiptar, Granit Xhaka.
Kjo sfidë mori vëmendjen edhe në minutat shtesë të përballjes. Trajneri i Arsenalit ka inkuadruar në fushë një futbollist 15-vjeçar.
Bëhet fjalë për Ethan Nwaneri, i cili u inkuadru në minutën e dytë shtesë në vend të Vieiras.
Nwaneri është bërë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Premierligë në moshën 15 vjeç e 181 ditë.
Arsenali vazhdon të jetë në pozitën e parë me 18 pikë, një më shumë se Manchester City e Tottenhami. Brentford zë vendin e nëntë me nëntë pikë gjithsej.