Trepça ’89 e Mitrovicë ka arkëtuar tre pikë domethënëse para shikuesve të vet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 3:0 ndaj Dukagjinit të Klinës, në takimin e javës së 8-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Mitrovicasit avancojnë në pjesën e parë me rezultat 2:0 duke iu falënderuar golave të Armend Gashit (19’) dhe Robert Rrahmanit (28’ – nga penalltia).
Në pjesën e dytë, Oto John i Dukagjinit godet tërthorësen e vendasve.
Në minutën e 87-të, Mba realizon për 3:0.
Trepça renditet në vend të pestë me 9 pikë dhe Dukagjini në fund me 2 pikë.