Jean-Clair Todibo është futur në histori të futbollit.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës është bërë njëri prej futbollistëve që është ndëshkuar më së shpejti me karton të kuq.
Këtë të diel, Todibo mori karton të kuq pas vetëm 9 sekondave në ndeshjen Nice – Angers.
Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Allianz Riviera” dhe është e vlefshme për javën e tetë në Ligue 1.
Sipas faqes së specializuar për statistika nga futbolli francez, “OptaJean”, ky ishte kartoni më i shpejt që nga sezoni 2006/07, kur “OptaJean” filloi me mbledhjen e statistikave.