Idrizi: Morëm tre pikë shumë të rëndësishme

Futboll

Idrizi: Morëm tre pikë shumë të rëndësishme

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 19:09
Idrizi: Morëm tre pikë shumë të rëndësishme

Trepça ‘89 ka shënuar fitore në xhiron e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit mposhtën 3-0 Dukagjinin në “Riza Lushta”, duke thelluar krizën e klinasve, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i ‘89-shit, Shpëtim Idrizi pas ndeshjes tha se është shumë i lumtur me fitoren dhe i gëzuar që nuk pranuan gol.

“Jam shumë i lumtur që fituam tri pikë. Më gëzon fakti që nuk morëm gol për herë të parë këtë sezon. I jemi qasur ndeshjes vetëm për fitore dhe i përgëzoj djemtë për angazhimin dhe për atë që treguan gjatë 90 minutave. Morën tre pikë shumë të rëndësishme.

Ndoshta shumicën e ndeshjeve i kemi dominuar, por na ka munguar fati në këtë aspekt. Djemtë reaguan shumë mirë pas barazimit me Ferizajn. Kjo fitore është arritur falë tyre”, ka thënë Idrizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat