Barcelona synon transferimin e mesfushorit të Chelseat

Futboll

Barcelona synon transferimin e mesfushorit të Chelseat

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:43
Barcelona synon transferimin e mesfushorit të Chelseat

Barcelona bëri përforcime të shumta në afatin kalimtar të verës së këtij viti, teksa tani raportohet se po planifikohen transferimet e radhës.

Sipas “The Sun”, katalunasit po shqyrtojnë mundësinë për të bërë një lëvizje për Jorginhon, të cilit i skadon kontrata me Chelsean më 30 qershor 2023.

Sergio Busquets pritet të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni. Ai është i lidhur me një kalim në MLS dhe Mateu Alemany e sheh mesfushorin italian si zëvendësuesin ideal të tij.

Drejtori te Barça, Alemany ka treguar tashmë aftësitë e tij për të nënshkruar me futbollist të lirë, teksa 30-vjeçari mund të jetë i radhës që kalon në “Camp Nou”.

Ndërkohë, Jorginho nuk duket të jetë afër ndonjë marrëveshjeje me Chelsean për rinovim të kontratës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat