Plani si Mbappe donte të “eliminonte” Neymar për Lewandowskin

Futboll

Plani si Mbappe donte të “eliminonte” Neymar për Lewandowskin

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 00:35
Plani si Mbappe donte të “eliminonte” Neymar për Lewandowskin

Performanca spektakolare e Robert Lewandowski ka ngjallur emocione te tifozët e Barçës, të cilët e shohin polakun si yllin e ri të skuadrës, me të cilin mund të aspirojnë të garojnë për të trofetë më të rëndësishëm pas disa vitesh të vështira. Firmosja me ‘Lewy’ ishte një arritje e rëndësishme për Barçën dhe pati bashkëpunimin e futbollistit, i cili pas tetë vitesh në Mynih kishte dëshirë të luante në Spanjë.

Megjithatë katalanasit nuk ishin të vetmit që u përpoqën të nënshkruanin me golashënuesin në verë. Një tjetër nga klubet e mëdha që u përpoqën ta inkorporonin atë ishte Paris Saint-Germain, me parizienët që donin të bashkonin polakun me Kylian Mbappe për të formuar një dyshe sulmuese të ëndrrave.

Ky lajm është detajuar nga gazeta franceze ‘Le Journal du Dimanche’, e cila ka shpjeguar se PSG synonte të shiste Neymar dhe kështu të mund të financonte nënshkrimin e Lewandowskit. Ideja ishte të ndryshohej sistemi në një 4-4-2 dhe që Mbappe të kishte fuqi të plota në sulm.

Gjithçka për të kënaqur francezin në objektivin e tij për t’u bërë lideri i madh i ekipit, por ky plan nuk u funksionoi dhe braziliani në këtë fillim sezoni ka treguar se është golashënuesi më i mirë i PSG-së, i asistuar në shumicën e rasteve nga Lionel Messi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat