Ky trajner i njohur gjerman mund të jetë zëvendësuesi i Nagelsmann te Bayerni

Futboll

Ky trajner i njohur gjerman mund të jetë zëvendësuesi i Nagelsmann te Bayerni

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 22:31
Nagelsmann.

Thomas Tuchel mund të rikthehet sërish në Bundesliga.

Emri i ish-trajnerit të Borussia Dortmundit tani është i lidhur me Bayern Munichin.

“Bavarezët” nuk po kalojnë nëpër formë të mirë këtë sezon, pasi nuk dinë për fitore në katër ndeshjet e fundit – në të cilat kanë regjistruar tri barazime dhe një humbje.

E ardhmja e Julian Nagelsmann mendohet të jetë e pasigurt pas këtyre rezultateve, me Bayernin që renditet i pesti në tabelë – me 12 pikë të grumbulluara pas shtatë xhirove në Bundesliga.

Nicolo Schira ka raportuar se Tuchel mund të jetë objektiv i mundshëm i klubit nga “Allianz Arena” në javët e ardhshme, si zëvendësues i Nagelsmann.

Gazetari italian gjithashtu bëri të ditur se pavarësisht spekulimeve, nuk ka pasur kontate mes Juventusit dhe ish-trajnerit të Chelseat.

Thomas Tuchel është trajner i lirë që nga 7 shtatori i këtij viti, pasi u shkarkua nga “Blutë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat