Edhe Milan vihet pas Douglas Luiz

Futboll

Edhe Milan vihet pas Douglas Luiz

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 00:44
Douglas Luiz.

Milan do t’i bashkohen garës për Douglas Luiz.

Mesfushori i Aston Villa, Luiz ishte në mesin e lojtarëve më të komentuar në ditën e fundit të merkatos së verës.

Braziliani kërkohej me ngulm nga Liverpool e Arsenal, por asnjëra prej skuadrave nuk mbylli dot marrëveshjen me të.

Sipas mediave italiane, gjatë merkatos së ardhshme, Milan pritet t’i futet garës për lojtarin.

Aston Villa mund të jenë të hapur të shesin kartonin e Douglas Luiz, pasi lojtari mbetet pa kontratë verën tjetër.

Nëse Aston Villa s’gjen një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe nëse nuk e shet kartonin e lojtarit në janar, atëherë në merkaton e verës lojtari ikën falas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat